Hakerimi i e-Albania, kreu i AKSH-it para prokurorëve

 

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtarë të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nw Shqipwri, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit SPAK.

 

Ne video kreu i AKSH-it ne SPAK

Pak ditë më parë ka qënë eksperti i IT Genti Progni që paditi kreun e AKSH-it përr “shpërdorim detyre” pasi të dhënat e miliona shqiptarëve të ruajtura në sistemin e-Albania u hakëruan nga hakerat iranianë. Zyrtarë të AKSH-it kanë përgjegjësinë për ruajtjen nga sulmet kiibernetike tnë gjithë sistemin. Karcanaj qëndroi rreth dy orë para prokurorëve dhe pas daljes nga SPAK nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

Në lidhje me paraqitjen në SPAK të drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ka reaguar edhe vetë paditwsi Gent Progni, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Në një reflektim të turbullt në derën e SPAK – Mirlinda Karcanaj u paraqit sot për të dhënë dëshminë e saj për kallëzimin tim! Sa më shpejt dënohet aq më shumë mundësi kemi për të ruajtuar sadopak të dhëna që kanë mbetur pa da lë dhe shumë para nga taksat tona s’do të vidhen më!.

 

Në korrik të 2022 hakerat iraniane sulmuan sistemin qeveritar e-Albania, ku ruhen të dhënat e gjithë shqiptarëve duke e nxjerrë jashtë funksionit për disa ditë dhe dy javë më vonë sulmuan edhe sistemin TIMS. Në vijim, kohë pas kohë, në grupin “Homeland Justice” në Telegram u publikuan të dhëna sensitive të sistemeve të policisë, emra e foto personash të hetuar, video të kamerave shtetërore të sigurisë, inbox-in e e-mail-it të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si edhe hyrje-dalje në kufi të zyrtarëve të lartë të shtetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *