Kushtetuesja vendos sot për paktin Rama-Meloni, qytetarët e Lezhës protestojnë

Disa qytetarë të Lezhës protestuan sot para Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri teksa kjo e fundit nisi shqyrtimin e marëveshjes Rama-Meloni. Qytetarët i kërkuan gjykatës të anulojë marrëveshjen, ndërsa bën thirrje që kjo çështje të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Strasburgut. Marrëveshja e nënshkruar  në 6 nëntor në Romë nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama parashikon ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave pritëse për migrantët në Gjadër të Lezhës, që synojnë të hyjnë në Itali nga deti Mesdhe. ipas kësaj marrëveshjeje të diskutueshme të dyja qendrat do të vihen në funksionim nga pranvera e vitit 2024 dhe do të menaxhohen nga pala Italiane. Gjithsej do të pranohen në to deri në 3000 migrantë për një afat të kufizuar në kohë.Por kjo kundërshtohet hapur nga banorët e zonës pasi sipas tyre shndërrimi i ‘Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme! Marrëveshja mes dy qeverive përfundoi në Gykatën Kushtetuese pas padisë së depozituar nga 30 deputetë të opozitës. Në dhjetor të vitit të kaluar ishte kjo gjykatë që pezulloi zbatimin e marrëveshjes deri në një vendim përfundimtar.

Video nga protesta sot..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *