“Rithemelimi” bllokon Komisionin, deputetët shkulin mikrofonat, shpërthejnë replikat mes palëve

Përçarja pa kthim e opozitës në Shqipëri është shpërfaqur këtë të mërkurë të 17 Janarit në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ngjarje e cila rrezikoi të degjenerojë dhe në përplasje fizike mes tyre. Deputetët e “Rithemelimit” që mbështesin ish kryeministrin Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe i izoluar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri me masën “arrest në shtëpi”,  debatuan ashpër në komision me deputetët që mbështesin ish kryetarin e PD Lulzim Basha. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik drejtohet nga Flutura Acka, një mbështetëse e zotit Basha. Dy deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë kërkuar që komisioni të ndërpritet, duke ndezur edhe zhurmueset. Kjo është kundërshtuar nga deputetët e tjerë demokratë, që mbështesin Bashën. Në këto momente deputetët Bardhi dhe Noka kanë shkulur dhe mikrofonat, ndërsa  Gazment Bardhi ka “shpërthyer” në akuza  ndaj kryetares së Komisionit kur i është drejtuar me shprehjen “mos u bëj fasadë e bandave të Suel Çelës në Elbasan”.  Gazmend Bardhi që është dhe kreu i grupit parlamentar të PD i kërkoi Ackës të respektonte votën e demokratëve që janë në protestë, ndërsa kryetarja demokrate e komisionit tentonte të vijonte mbledhjen, të cilën në fund u detyrua ta thërriste online.

VIDEO E PERPLASJES

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/2481552755351112

 

Foto// momente nga sherri ne Komision

Pas akuzave të Bardhit, kryetarja e Komisionit  Flutura Acka i bëri thirrje atij  që për akuzat që bën, t’i drejtohet SPAK.  Për incidentin reagoi dhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e cila theksoi se  dy deputetët ushtruan dhunë ndaj një gruaje. “Ky sulm i paprecedentë ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit”, shtoi ajo.

Reagim erdhi dhe nga ish kreu i PD Lulzim Basha.Ky I fundit i cilësoi deputetët e kampit tjetër të PD si burrecë të vegjël.  “Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë.”, -tha Basha. Kurse kreu i grupit PD Gazmnd Bardhi e sheh zanafillën e konfliktit të sotëm te tentative e kolegëve të opozitës për të provokuar” me normalitet të rremë.

Opozita në Shqipëri ndodhet në një krizë  të vërtetë përfaqësimi që pas shpalljes “non grata” të liderit historik të saj Sali Berisha në maj të 2021 nga SHBA. Lulzim Basha aso kohe kryetar i PD përjashtoi Berishën nga kjo forcë politike, ndërsa ky i fundit mbajti rreth vetes një pjesë të mirë të deputetëve dhe elektoratit. Përçarja e opozitës në Shqipëri ka përfunduar dhe në rrugë gjyqësore pasi dy palët  ende nuk kanë zgjidhur çështjen e vulës, simboleve dhe godinës së partisë. Ndërkohë nën hetim për akuzën e korrupsionit ish kryeministri Berisha ndodhet në masën “arrest shtëpie. Çdo mbrëmje mbështetës të tij protesojnë poshtë banesës së Berishës duke e cilësuar arrestimin e tij politik të nxitur nga kryeministri Edi Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *