The Guardian: Gjykata shqiptare do të vendosë për marrëveshjen e migracionit me qeverinë italiane

Një gjykatë në Shqipëri do të vendosë nëse një marrëveshje me qeverinë e ekstremit të djathtë të Italisë do të shkelte kushtetutën duke lejuar që territori shqiptar të përdoret për qendrat e pritjes për njerëzit që kërkojnë të hyjnë në BE nga deti.Marrëveshja, e shpallur në nëntor nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të rezultojë fillimisht në shtetin jo-anëtar të BE-së që të presë rreth 3,000 njerëz, por më pas do të përpunojë deri në 36,000 kërkesa në vit. Meloni ka argumentuar se plani është i nevojshëm për të reduktuar mbërritjet nga deti në Itali, të cilat u rritën me 50% vitin e kaluar nga 104,000 në 2022 në gati 156,000. Sipas marrëveshjes, e cila është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, por e miratuar në heshtje nga BE, ata që do t’i dërgohen Shqipërisë do jenë emigrantë të shpëtuar nga varkat italiane. Të miturit, gratë shtatzëna dhe individët vulnerabël do të dërgoheshin në Itali.Ndërsa burrat do sillen në Shqipëri.  Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, bllokoi ratifikimin e legjislacionit nga ligjvënësit. Kritikët thonë se marrëveshja – të cilën shumë e kanë krahasuar me marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën – paraqet disa vështirësi ligjore. Që Italia të ushtrojë juridiksionin e saj në Shqipëri, sugjerojnë ata, Tiranës do t’i duhej t’i dorëzonte Romës një pjesë të territorit të saj.Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka një marrëveshje migracioni me Shqipërinë, por kjo marrëveshje përfshin vetëm kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre.Gjatë një sërë takimesh në parlamentin italian midis ekspertëve të emigracionit dhe parlamentarëve, disa studiues kanë vënë në dukje se është praktikisht e pamundur të sigurohet I njëjti standard i të drejtave të azilit në një vend të huaj.Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i ka mohuar akuzat. “Nuk ka asnjë kontraktim të përpunimit të kërkesave për azil në një vend të tretë dhe nuk ka asnjë derogim nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht, të cilat janë riafirmuar shprehimisht disa herë në protokoll,” tha ai.

Roma ka thënë gjithashtu se marrëveshja mund të përsëritet në pjesë të tjera të Evropës. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Dunja Mijatoviç, ka paralajmëruar se kjo mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Ajo tha: “Zhvendosja e përgjegjësisë përtej kufijve nga disa shtete gjithashtu nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, gjë që rrezikon të krijojë një efekt domino që mund të minojë sistemin evropian dhe global të mbrojtjes ndërkombëtare”. Në këmbim të mbështetjes së kryeministrit Edi Rama për migracionin, Meloni ka thënë se do të bëjë gjithçka për të mbështetur hyrjen e Shqipërisë në BE. “Shqipëria vazhdon të jetë një komb mik dhe pavarësisht se nuk është ende anëtare, ajo sillet sikur të ishte një e tillë. Kjo është një nga arsyet pse jam krenare që Italia ka qenë gjithmonë një nga vendet që mbështet zgjerimin në Ballkanin Perëndimor”, tha Meloni në nëntor. Kritikët thonë se marrëveshja mund të shënojë një pikë kthese në historinë e krizës së migracionit dhe kulmin e një politike “represioni” që Bashkimi Evropian ka ndjekur prej vitesh.“Memorandumi i mirëkuptimit (MoU) midis Italisë dhe Shqipërisë ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe shton një prirje shqetësuese evropiane drejt eksternalizimit të përgjegjësive të azilit,” tha Mijatović. “Është tregues i një përpjekjeje më të gjerë nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës për të ndjekur modele të ndryshme të eksternizimit të azilit si një ‘zgjidhje e shpejtë’ e mundshme ndaj sfidave komplekse që vijnë nga ardhja e refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve. Më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në vitin 2023 ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun qendror nga Afrika e Veriut për të arritur në Evropë.

 

Shkrimin e plotë e lexoni këtu..

https://www.theguardian.com/world/2024/jan/18/albanian-court-to-rule-on-migration-deal-ëith-italian-government

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *