Tiranë, OSBE nis konsultimet me palët për reformën zgjedhore

Misioni i OSBE në Shqipëri ka nisur konsultimet me palët politike në vend për reformën zgjedhore, finalizimi i të cilës do cojë në amendimin e Kodit Zgjedhor, ndoshta dhe Kushtetutës.

Foto/ takimi sot ne Tirane

Pasditen e kësaj të mërkure kryetarja në detyrë e  OSBE-së në Tiranë Clarisse Pasztory u takua me kreun e grupit të PD në Kuvendin e Shqipërisë Gazment  Bardhi. Pasztory theksoi se ‘OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë dhe gjithëpërfshirës”.

“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, për të diskutuar reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë dhe gjithëpërfshirës“.shkroi diplomatja e huaj në plaformën X.

Ndërkohë Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se është ai që ka bllokuar reformën .

Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision”, shkruan Bardhi.

Të premten zhvillohet mbledhja e komisionit bipartizan të reformës zgjedhore me bashkëkryetarët Damian Gjiknuri nga mazhoranca qeverisëse e PS dhe opozitarin Enkelejd Alibeaj, mbështetës i zotit Lulzim Basha. Por përfaqësues të “Rithemelimit”, grupimit të ish kryeministrit Berisha nuk e njohin këtë komison, pasi sipas tyre Alibeaj nuk përfaqëson interesat e demokratëve. Ditë më pare ish kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se ndërkombëtarët janë përfshirë në ndërmjetësin mes palëve për të bindur PS, që të arrijë dakortësinë për Reformën Zgjedhore. Por misionet diplomatike në Tiranë, BE dhe ambasada e SHBA mohuan këtë deklaratë dhe mundësinë e ndërmjetësimit të tyre  në tejkalimin e krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *