U thye embargo me Rusinë? Ping-pong institucionesh, mbetet i lirë kapiteni i anijes ruse

Gjykata e Lartë në Shqipëri refuzoi kërkesën e prokurorisë për kthimin në burg  të shtetasit rus Aleksey Smaznov. Kjo ishtë seanca e dytë që  u mbajt  në këtë gjykatë për shtetasin rus, ndërkohë që ky i fundit ka detyrimin për tu paraqitur njëherë në dy muaj në organet gjyqësore pas një vendimi që shfuqizoi  masën e arrrestit me burg, kundrejt garancisë pasurore prej 6 milionë lekësh. Si kapiten  i anijes  Felix ai u kap në shkurt të 2023 në Portin e Durrësit me mbi 22 mijë ton naftë dhe u dyshua fillimisht për  “ Tregtim  dhe kontrabandë mallrash”. Në dhjetor 2023 gjykata e Durrrësit hoqi masën e sekuestros  ndaj anijes që mbeti disa muaj e bllokuar në radën në  Porto Romano duke i dhënë mundësinë asaj të largohet nga ujërat shqiptare. Por ky vendim i gjykatës ende nuk është zbardhur  dhe nuk i është dorëzuar organit të akuzës që nga ana e tij  ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuzë ndaj rusit Smaznov. Në dosjen për gjykim prokuroria shqiptare akuzon shtetasin rus  me dyshimin  se është shkelur embargo me Rusinë e vendosur nga qeveria shqiptare.  Anija mëmë  e Grace Felix, “FIDAN”,  u furnizua me naftë në Portin  Novorossik RU në Detin e Zi. Kjo anije më pas  në Kalainata të Greqisë furnizoi me naftë anijen që lundroi në brigjet shqiptare “Grace Felix”. Në dosjen e prokurorisë shprehet gjithashtu se produkti gazoil përfshihet në kuadër të objektit të këaj vepre penale “mall  e ndaluar’. Qeveria shqiptare në 11 nëntor 2022  miratoi zbatimin e rregullores së BE “Në lidhje me masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë  që destabilizon situatën në Ukrainë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *